
NJU JORK-Në Nju Jork sot pritet të vazhdojë raundi i radhës i negociatave midis palës greke dhe maqedonase për ceshtjen e emrit të Maqedonisë.
Ndërmjetësi special i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot dhe nesër do të takojë të dyja palët në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.
Gjithashtu siç bëhet e ditur nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së, të dyja palët negociatore i janë përgjigjur pozitivisht këtij takimi. Ndërmjetësi Nimic do të zhvillojë takime të ndara me palët negociatore dhe më pas do të tentojë që të gjejë një qendrim të pranueshem të përbashkët për t’i dhënë një impuls të ri procesit të negociatave dhe të arrihet progres gjatë këtij procesi.
Ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me emrin e Maqedonisë. Takimet e fundit për emrin u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/emri-i-maqedonise-ceshtja-diskutohet-sot-ne-nju-jork-79152.html