Shqiptarët e Maqedonisë aktivitete për 100 vjetorin e pavarësisë

Shqiptarët e Maqedonisë aktivitete për 100 vjetorin e pavarësisë SHKUP- Celet sot sipari i festimeve të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar në Maqedoni.

Me vendosjen e kurorave me lule pranë përmendores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup në orën 11:30 do të fillojnë manifestimet dhe aktivitetet e ndryshme për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kjo ditë përkon edhe me 544-vjetorin e ditës së vdekjessë heroit kombëtar Skënderbeut, ndërsa pikërisht në këtë ditë do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e sheshit Skënderbeu në Çarshinë e vjetër të Shkupit që pritet të jetë sheshi më i madh në Shkup.

Në këtë ngjarje që organizohet nga komuna e Çairit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/shqiptaret-e-maqedonise-aktivitete-per-100-vjetorin-e-pavaresise-79242.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek