Maqedoni, Basha- Ahmeti: Bashkëpunim mes bashkive shqiptare

Maqedoni, Basha- Ahmeti: Bashkëpunim mes bashkive shqiptare SHKUP- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, u prit në një takim të veçantë nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni ndanë së bashku pikëpamje mbi zhvillimet e fundit si dhe rolin e shqiptarëve. Temë e pashmangshme e takimit ka qenë edhe kontributi në shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

“Çmoj rolin konstruktiv të opozitës së drejtuar nga z.Thaçi, rol i cili konvergon me interesin kombëtar, konvergon nga interesi rajonal për integrim europian dhe euro-atlantik dhe veçanërisht në pozitën time si Kryetar i Bashkisë, njësisë më të madhe vendore të shqiptarëve në Ballkan, pata kënaqësinë të ndaj mendime me një parti politike, liderin e një partie politike, që ka një peshë të veçantë në organet e vetëadministrimit vendor në Maqedoni dhe në këtë 100-vjetor të shtetit shqiptar, interesat tona për një konsolidim të bashkëpunimit ekzistues dhe hapjen e fushave të reja të bashkëpunimit midis gjithë komunave dhe bashkive shqiptare në rajon do të përkthehet në aktivitete e angazhime konkrete”,- u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Thaçi gjatë fjalës ë tij, shrehu keqardhjen për mohimin e statusit të vendit kandidat të shqiptarëve.

“Është e vështirë, që në këto momente të jepen premtime apo parashikime pozitive për të ardhmen e Maqedonisë, deri në momentin që qeveria nuk jep sinjale serioze, se është e gatshme të zhbllokojë procesin integrues, gjë të cilën, pa kurrfarë kërkese apo kompromisi do ta mbështesë partia jonë”,- theksoi Thaci.

Thaçi dhe Basha kanë diskutuar edhe mundësitë për bashkëpunim mes bashkisë së Tiranës që udhëhiqet nga një kuadër i Partisë Demokratike dhe komunës së Tetovës si komunë më e madhe shqiptare në Maqedoni, që drejtohet nga një kuadër i Partisë Demokratike Shqiptare.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/maqedoni-basha--ahmeti-bashkepunim-mes-bashkive-shqiptare-79264.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek