
BEOGRAD- “Para nesh janë bisedimet në të cilat, shpresoj, do të arrihet marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës por jo në dëm të Rezolutës 1244”, ka thënë shefi i ekipit negociator serb Borislav Stefanovic. Lajmi bëhet i ditur nga Koha Ditore.
"Po të mos ketë EULEX, ndërmjet serbëve dhe Hashim Thaçit sot nuk do të ishte askush”, ka thënë Stefanovic.
Ai ka vlerësuar se politika “edhe Kosovë edhe BE nuk është e thjeshtë” duke sqaruar se “nëse Serbia zgjedh njërën nga këto të dyja, do të humbasë edhe atë që e ka zgjedhur”.
Stefanovic thotë se UNMIK, KFOR dhe EULEX-i kanë lejuar që më shumë se 90 për qind e kompetencave t’i transferohen Kosovës.
"Është paralajmëruar edhe formimi i ushtrisë së Kosovës. Këto janë gjëra që po na zhvillohen para syve”, ka thënë Stfanoviq dhe ka shfaqur shpresën, siç njoftojnë medie të Beogradit, se “këto trende do të ndalohen me politikë negociuese e jo me politikë frazash dhe me tregimin e gishtit patriotik ".
Stefanovic shtoi se barrikadat kanë përmbushur qëllimin. ”Po të mos kishin qenë ato, Hashim Thaçi do ta kishte marrë Gjyqin në Mitrovicë dhe do t’i kishte vendosur punëtorët e vet komunalë”. Por, ka shtuar ai, barrikada tani duhet të hiqen, ndërsa referendumin e ka quajtur të panevojshëm.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/stefanovic-mund-te-humbasim-edhe-be-ne-edhe-kosoven-79357.html