
BEOGRAD- Ndërmjetësi i Bashkimit Europian për bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, pritet të arrijë javën e ardhshme në Serbi.
Kryenegociatori i Serbisë Borislav Stefanovic, i cili ka dhënë dhe lajmin për mediat vendase bën me dije se Cooper do të bisedojë me përfaqësuesit serbë rreth “përfaqësimit rajonal të Prishtinës”, raporton Europa e Lirë.
Dy delegacionet, si ai i Kosovës si i Serbisë sipas Stefanovicit, nuk janë afër zgjidhjes përfundimtare për përfaqësim rajonal, çfarë është edhe kusht për Serbinë për të fituar statusin e kandidatit Europian, në muajin mars.
Prishtina dhe Beogradi kanë nisur bisedimet për çështje teknike në mars të vitit të kaluar. Ato janë zhvilluar në raunde të caktuara në Bruksel, me ndërmjetësimin e
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/robert-cooper-pritet-te-vizitoje-serbine-per-kosoven-79402.html