
WASHINGTON - Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe SHBA-ja duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje në këtë proces, vlerësoi Komiteti Amerikan i Helsinkit, me qendër në Washington.
Për rëndësinë e integrimeve euroatlantike folën kongresmenët Chris Smith dhe Eliot Engel, të cilët vlerësuan se NATO-ja mund të ketë rol të rëndësishëm në tranzicionin e rajonit.
Kongresmeni Smith tha se problemet në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë tregojnë se aleanca ushtarake duhet të jetë e pranishme në rajon.
Ndërkohë, Daniel Server nga universiteti ''John Hopkins'' tha se, përsa i përket hyrjes së Serbisë në NATO, ky është një vendim të cilin fillimisht e merr Beogradi, por anëtarësimi duhet të tregojë se vendi ballkanik e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e fqinjëve të tij.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/kah-vendet-e-ballkanit-perendimor-te-hyjne-ne-be-shba-ti-mbeshtese-79449.html