Shkup, brohoritje raciste antishqiptare gjatë ndeshjes

Shkup, brohoritje raciste antishqiptare gjatë ndeshjes BEOGRAD- Brohoritjet dhe këngë ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga pjesëtarët e kombëtares së hendbollistëve maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të ndeshjes me Çekinë, raporton INA.

Lojtarët maqedonas, u përfshinë bashkë me tifozët në gëzimin e fitores në kuadër të Kampionatit Europian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi duke vërshuar lumë thirrjesh raciste kundra shqiptarëve..

Thirrjet raciste të lojtarëve maqedonas kanë nxitur reagime të forta në Shkup. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka dënuar menjëherë brohoritjet e tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e e tjera të kampionatit eEuropian të hendbollit që po mbahet në Serbi.

Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/shkup-brohoritje-raciste-antishqiptare-gjate-ndeshjes-79534.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek