Stefanovic: Serbia nuk heq dorë nga Rezoluta 1244

Stefanovic:  Serbia nuk heq dorë nga Rezoluta 1244 BEOGRAD- Ndërmjetësi evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, javën e ardhshme do të jetë në Beograd, ndërsa nga kjo vizitë pritet vazhdimi i ardhshëm i dialogut si dhe zgjidhja e përfaqësimit rajonal për Kosovën, ka thënë kreu i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic.

"Në këto diskutime do të shohim se si është e mundur të shënojmë përparim dhe marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Prishtinës, e nga kjo varet vazhdimi i dialogut", ka thënë Stefanovic për Beta.

Ai shtoi se në qoftë se “progresi bëhet me respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, atëherë do të dihet edhe data e saktë e vazhdimit të negociatave”.

Burime të BE-së kanë konfirmuar se ndërmjetësi Cooper javën e ardhshme do ta vizitoj Prishtinën dhe Beogradin për të parë se çfarë përparimi mund arrihet përkitazi me përfaqësimin e Prishtinës dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/stefanovic-serbia-nuk-heq-dore-nga-rezoluta-1244-79632.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek