
ZAGREB-Përleshjet kanë shpërthyer mes policisë kroate dhe protestuesve anti-europian përpara referendumit që mbahet nesër në Kroaci që do të vendose mbi anëtarësimin e vendit në BE.
Një prej protestuesve tentoi të heqë flamurin e BE-së nga sheshi në Zagreb, ndërsa policia ndërhyri për të ndaluar protestuesit e tjerë duke arrestuar edhe 5 prej organizatorëve.
Nesër kroatët do të mbajnë një referendum për anëtarësimin në BE dhe nëse shumica e qytetarëve voton pro, atëherë Kroacia do të bëhet anëtarja e 28-të e bllokut në 1 korrik të vitit të ardhshëm.
Sondazhi më i fundit tregon se rreth 60 % e kroatëve përkrahin anëtarësimin ne BE, por kjo shifër është më e ulët se vitet e kaluara.
Analistët thonë se rënia e mbështetjes ka të bëjë me krizën në eurozonë dhe frikën e humbjes së sovranitetit pas ndryshimeve që do të sjellë anëtaresimi.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/kroaci-neser-referendumi-per-be-perleshje-ne-zagreb-79657.html