
BEOGRAD- Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, për dialogun Beograd-Prishtinë, sic raportojnë mediat kosovare.
Biseda është zhvilluar në prag të vendimit për statusin e kandidaturës së Serbisë, i cili, gjatë muajit mars, pritet të merret në Bruksel.
Hillary Clinton ka apeluar për Serbinë që të vazhdojë përpjekjet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, pohohet në një komunikatë.
Shefja e diplomacisë amerikane, gjithashtu ka shtuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojë të dyja palët.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/dialogu-me-kosoven-hillary-clinton-telefonon-tadicin-79696.html