Referendumi, 67% e kroatëve i thonë po BE-së

Referendumi, 67% e kroatëve i thonë po BE-së ZAGREB- Përfundon procesi i votimit për referendumin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, procesi i votimit ka përfunduar në orën 19:00 (me orën lokale), ndërsa raportohet se pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët, vetëm 34% e popullsisë kanë dalë në zgjedhje, për të vendosur pro apo kundër anëtarësimit të vendit në BE.

Megjithatë në favor të anëtarësimit të vendit në BE, kanë votuar 67,11 e kroatëve, nga 25% të fletëve të votimit të numëruara deri tani.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve i cili pritet të shpallë pas disa orësh rezultatet përfundimtare. Ndërsa OJQ-të, pjesëmarrëse në monitorimin e zgjedhjeve flasin për reth 65% të votuesve në favor të BE. Nëse kjo pritje konfirmohet, më 1 korrik 2013, Kroacia do jetë vendi i 28-të i BE.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/referendumi-67-e-kroateve-i-thone-po-be-se-79706.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek