
BERLIN- Dalja e Greqisë nga eurozona është e rrezikshme, deklaroi sot drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Tomas Mirov.
Në një intervistë për gazetën "Handellsbllat", Mirov thekson se dalja e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja katastrofike.
Sipas tij, një ide e tillë ka mundësi të shkaktojë panik bankar.
"Investitorët jashtë Evropës daljen e Greqisë nga Unioni Monetar i përbashkët do ta konsiderojnë arsye që të dyshojnë në strukturën e eurozonës", tha Mirov.
Ai thekson se Greqia do të ketë nevojë për ndihmë ekonomike edhe për shumë vjet, pasi janë të nevojshme reforma serioze.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/mirov-dalja-e-greqise-nga-zona-euro-e-rrezikshme-79792.html