Maqedoni, lista e pedofilėve publikohet nė Internet

Maqedoni, lista e pedofilėve publikohet nė Internet SHKUP-Parlamenti i Maqedonisė e ka miratuar mbrėmjen e 24 Janarit, ligjin pėr krijimin e njė baze tė tė dhėnave publike tė pedofilėve tė dėnuar, qė do tė paraqitet nė rrjetet shoqėrore nė Internet.

Sipas ligjit, nė regjistrin e personave tė dėnuar pėr abuzim tė fėmijėve, do tė pėrfshihen tė gjitha tė dhėnat personale dhe fotografitė e tyre.

“Qėllimi ynė ėshtė t’i mbrojmė fėmijėt nga ēfarėdo lloj abuzimi dhe pėr ta rritur nivelin e kujdesit dhe tė parandalimit nga ana e prindėrve tė tyre duke i stigmatitzar kėta keqbėrės”, i tha parlamentit, ministri pėr punė dhe ēėshtje sociale, Spiro Ristovski.

Tė dhėnat e fundit tė qverisė tregojnė se 231 njerėz janė dėnuar pėr pedofili ndėrmjet viteve 2004 – 2009.

Tė dhėnat tregojnė se numri i rasteve nė kėtė vend ėshtė nė rritje.

Zyrtarėt thonė se presin kompletimin e regjistrit gjatė tre muajve tė ardhshėm dhe do ta publikojnė atė nė Facebook.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/maqedoni-lista-e-pedofileve-publikohet-ne-internet-79927.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek