Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën

Kuvendit të Serbisë i kërkohet seancë për Kosovën BEOGRAD-Partia Radikale Serbe dhe Partia Demokratike e Serbisë i kanë kërkuar Kuvendit serb të mbajë një seancë të posaçme për të diskutuar situatën në Kosovë.

“Kërkojmë seancë, sepse jemi të shqetësuar për planin jo-transparent të presidentit Tadic për Kosovën”, ka thënë radikali Dejan Mirovic në konferencën për gazetarë.

Ai ka deklaruar se nga 31 korriku nuk ka asnjë informacion se çfarë po ndodh me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Mirovic ka shprehur shqetësimin e radikalëve, pasi, sipas tij, Tadici thotë se bëhet fjalë për “disa garanci për enklavat dhe manastiret, si dhe status të veçantë për veriun e Kosovës”.

Kjo e fundit, sipas Mirovicit, është absurde, sepse “Kosova nuk mund të ketë status të veçantë, pasi, sipas Kushtetutës, është pjesë e Serbisë”.

Pesë pikat e planit për Kosovën të presidentit të Serbisë, Boris Tadic, janë: "të sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës, të ruhet identiteti serb dhe trashëgimia fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurohet prona private".
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/kuvendit-te-serbise-i-kerkohet-seance-per-kosoven-80053.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek