Maqedoni, 4 shkolla marrin emra shqiptarë, hiqen ata maqedonas

Maqedoni, 4 shkolla marrin emra shqiptarë, hiqen ata maqedonas CAIR-Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që ka kjo komunë.

Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”.

Gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në fletoren zyrtare.

Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë.

Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndronin ende në këto shkolla.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/maqedoni-4-shkolla-marrin-emra-shqiptare-hiqen-ata-maqedonas-80075.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek