Twitter, do të bllokojë mesazhet nëse kërkohet për motive ligjore

Twitter, do të bllokojë mesazhet nëse kërkohet për motive ligjore Twitter: ”Hyjmë në vende që kanë ide të ndryshme mbi limitet e lirisë së shprehjes dhe disa janë aq larg nga idetë tona sa që nuk do të mundnim të egzistonim atje”, këto fjalë në site-n e mikroblogut më të madh në botë ka shkaktuar protestë në rrjet. Gati bojkotimi i Twitter, por disa ekspertë thonë se është një masë minimale, për të garantuar mbijetesën, e ndërmarrë në transparencë të plotë.

Twitter përkulet ndaj censurës së shtetit. Lajmërimi i përhapur ka ngritur alarm tek përdoruesit, dhe debat midis ekspertëve. Twitter ka vendosur se do të ndjekë një politikë të re në bazë të së cilës do të duhet të bllokojë publikimin e mesazheve në vende të ndryshëm, nëse kërkohet nga autoritetet për arsye ligjore.

Menjëherë ka shpërthyer protesta në blogosferë për këtë politikë të re, për të pasur një ide mbi protestën mjafton fakti se shumë përdorues po organizohen për të mos përdorur mikroblogun për një ditë.

“Reporter pa kufij” i ka dërguar një letër të hapur bashkëthemeluesit të Twitter, Dorsey, ku i kërkojnë që të rishikojë këtë vendim censurues dhe lirivrasës, përballë së cilës organizata ndërkombëtare nuk fsheh frikën e saj. Organizata në fakt është mbrojtëse e lirisë së shprehjes dhe të informimit, dhe është në alarm për këtë masë që i mohon disidentëve, të vendeve ku mbizotëron represioni, një mjet themelor për mobilizimin dhe informacionin siç është të hapësira virtuale.


http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/twitter-do-te-bllokoje-mesazhet-nese-kerkohet-per-motive-ligjore-80165.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek