I ftohti polar, dhjetëra të vdekur në Evropën Lindore

I ftohti polar, dhjetëra të vdekur në Evropën Lindore TIRANE-Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve në gjithë Evropën Lindore.

Ministria për Situata Emergjente në Ukrainë tha se, në ditët e fundit, 18 njerëz kanë ndërruar jetë nga hipotermia, ndërsa rreth 500 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Që nga e premtja, së paku 10 viktima nga të ftohtët janë regjistruar edhe në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -26 gradë Celsius.

Në Serbi, tre persona kanë vdekur, ndërsa 14 komuna kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në Bullgari dhe në Çeki është shënuar nga një viktimë. Personi që u ngri nga të ftohtët pranë qytetit Opava të Çekisë, ishte 26 vjeç.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/i-ftohti-polar-dhjetera-te-vdekur-ne-evropen-lindore-80342.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek