
HAGE-Ish-kreu i Partisë Radikale në Serbi, i akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel ka paditur Gjykatën e Hagës dhe kërkon prej saj një dëshmpërblim prej 2 milion euro për shkelje të të drejtave themelore të njeriut.
Sheshel kërkon dëmshpërblim për tentativat që janë bërë për ti caktuar një avokat mbrojtës, për shkak se iu mohua aksesi në burimet ligjore që trupi gjykues dhe prokurorët përdorin, sepse gjykata refuzoi t’i jepte atij materialet në gjuhën serbe apo të printuara në letër dhe sepse i është ndaluar komunikimi me këshilltarët e tij ligjor, familjarët, miqtë dhe mjekët.
Dhe në fund, Sheshel kërkon gjithashtu dëmshpërblim sepse është paditur për shpërfillje të gjykatës, një krim që sipas tij nuk gjendet në statutin e Gjykatës për krime lufte në ish Jugosllavi.
E ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe Sheshel ka kërkuar që të ekzaminohët nga mjekë serbë.
Disa mjekët udhëtuan javën e kaluar nga Beogradi në Hagë me një udhëtim të financuar nga shteti dhe deklaruan se gjendja e tij shëndetësorë është seriozisht në rrezik.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/vojisllav-sheshel-padit-gjykaten-e-hages-80364.html