
MANASTIR- Besimtarët e “Isak Xhamia”, kanë vënë re mbishkrime me përmbajtje racise, antishqiptare në muret dhe derën e xhamisë, e cila ndodhet në qendër të Manastirit.
Mbishkrime me përmbajtje si “Vdekje për shqiptarët” janë vënë re nga besimtarët të cilët ishin drejtuar xhamisë për faljen e mëngjesit.
Myftiu i Manastirit nuk ka komentuar këtë akt vandal, ndërkohë ka kërkuar menjëherë nisjen e hetimeve, raporton Ina.
Besimtarët myslimanë dhe banorët e zonës kanë dënuar aktin, duke theksuar se kjo dëmton marrëdhëniet e mira ndërfetare dhe ndëretnike në Manastir.
Isak Xhamia është e ndërtuar në vitin 1506 në Manastir dhe ajo është një nga xhamitë më të vjetra në rajon. Kjo xhami në disa raste është përfshirë nga sulmet dhe mbishkrime të ndryshme që pas konfliktit të vitit 2001.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/manastir-mbishkrime-vdekje-shqiptareve-ne-muret-e-xhamise-80540.html