Tetovë, i vihet zjarri dhe kishës së Reçicës

Tetovë, i vihet zjarri dhe kishës së Reçicës TETOVË- Në harkun e 24 orëve të fundit, në fshatrat shqiptarë që përbëjnë shumicën absolute në Maqedoni, digjen dy kisha ortodokse maqedonase.

Burime të policisë vendase konfirmuan të mërkurën se "gjatë orëve të natës, persona të paidentifikuar kanë djegur kishën e Reçicës së Vogël në Tetovë".

Një natë më parë, u dogj dhe kisha ortodokse në fshatin Llabunishte të Strugës. Në të dyja rastet, banorët akuzojnë për djegie të qëllimshme ekstremistë maqedonas.

"E çuditshme, para meje që jam ngjitur me kishën, erdhën policët maqedonas që po filmonin zjarrin",-pohon Sami Demishi nga Llabunishta. Për djegien e kishës së Llabunishtës dy ditë më parë, reagoi dhe e dënoi aktin nëpërmjet një komunikate dhe Ministra e Jashtme e Shqipërisë.

http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/tetove-i-vihet-zjarri-dhe-kishes-se-recices-80576.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek