
BUKURESHT- Tetë persona vdiqën nga të ftohtit në Rumani, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 22 numrin e vdekjeve për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe të temperaturave të ulëta, që po godasin vendin gjatë një jave, njoftuan autoritetet.
"Viktimat humbën jetën për shkak të hipotermisë së rëndë", deklaroi Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë.
Për më tepër, gjatë 24 orëve të fundit, 363 të pastrehë ose viktima të hipotermisë u shtruan pranë shërbimeve të urgjencës.
Temperatuat kanë rënë deri në minus 31 gradë Celcius në veri të vendit.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/rumani-22-te-vdekur-nga-i-ftohti-gjate-nje-jave-80644.html