
TIRANE-Reshjet e dėborės deri nė mbi njė metėr tė 24 orėve tė fundit kanė izoluar pjesėn mė tė madhe tė vendit, duke sjellė bllokimin e akseve rrugore dhe vėshtirėsi tė tjera tė shumta.
Sot paraqiten problematikė aksi Pukė-Shkodėr dhe Pukė-Tiranė, i bllokuar tėrėsisht pėr shkak tė borės.
Trashėsia e borės nė qytetin e Pukės ka arritur rerth 70 cm, ndėrsa temperaturat kanė shėnuar -16 Gradė Celsius.
Drejtoria e Arsimit tė Pukės ka pezulluar pėr ditėn e sotme mėsimin nė tė gjitha shkollat.
Situate e njėjtė me Pukėn paraqitet nė Kukės. Dėbora ka arritur 80 cm trashėsi nė qytet ndėrsa njoftohet se janė bllokuar tė gjitha akset rurale dhe ndėrurbane.
E kalueshme, por me zinxhirė ėshtė paraqitur situata nėMorinė-Kalimash, ndėrsa i bllokuar ėshtė aksi Fushė Arrėz-Mirditė, pasi ėshtė prishur borėpastruesja.
Po kėshtu mėsimi ėshtė pezulluar dhe nė komunat e bllokuara tė qarkut tė Shkodrės. Rrugėt nacionale momentalisht nė kėtė qark janė tė kalueshme vetėm me njė korsi.
Sa i pėrket qarkut tė Dibrės, tė gjtihė komunat janė tė bllokuara nga bora qė ka arritur rreth 1 metėr.
Situata nuk u paraqit optimiste mengjesin e sotem as ne jug e juglindje te vendit. Reshje bore gjatė mėngjesit tė sotem ka patur dhe nė Gjirokastėr, Pėrmet e Tepelenė.
Tė kalueshme me zinxhirė nė juglindje janė Qafė Thana, Ersekė-Leskovik, Korcė-Kapshticė, Korcė-Liqenas.
tė bllokuara janė komuna Dardhė dhe Korcė-Voskopojė.
Por, pritet qė situata ditėn e sotme tė pėrmirėsohet. Parashikimi i motit nė BalkanWeb konfirmon se nga sot, dhe ditėt nė vijim temperaturat janė rritur me nga 8-9 gradė Celsius.
Vendi do tė pėrfshihet nga reshje shiu qė nuk do tė pushojnė as nė nisje tė javės tjetėr.
Nė zonat e thella malore reshjet do tė jenė dhe nė formė bore.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/bora-probleme-ne-jug-e-veri--nga-sot-temperaturat-shenojne-rritje-80657.html