Prokuroria: Ish komandanti i Gardės, Prendi tė shkojė nė burg

Prokuroria: Ish komandanti i Gardės, Prendi tė shkojė nė burg TIRANĖ- Prokuroria e Tiranės kėrkon ndryshimin e masės sė arrestit pėr ish komandantin e Gardės Ndrea Prendi, nga arrest shtėpie nė arrest me burg.

Krahas kėrkesės sė bėrė nė Gjykatėn e Apelit pėr prishjen e vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėr ish komandatin e Gardės sė Republikės Ndrea Prendi, Prokuroria i ėshtė drejtuar edhe Gjykatės sė Tiranės me kerkesėn pėr zėvendėsimin e masės sė sigurisė nė arrest me burg.

Kėrkesa e bėrė nga organi i akuzės nė bazė tė ligjit duhet tė shqyrtohet brenda njė afati 5-ditor.

Ndėrkaq, konfirmohet senjė kėrkesė e tillė nuk ėshtė bėrė pėr dy tė dyshuarit e tjerė, Margarit Kume, shofer i ish-komandantit tė Gardės, apo Armando Kasės, specialist i IT-sė nė kryeministri, tė cilėt akuzohen pėr veprime qė pengojnė zbardhjen e sė
vėrtetės.

Ndrea Prendi, me detyrė komandant i Gardės sė Republikės u vu nėn arrest shtėpiak pak ditė mė parė, pasi nga hetimet njėvjeēare pėr ngjarjet e dhunshme tė 21 janarit, ai dyshohet tė jetė qėlluar gjatė demonstratės dhe njėri prej plumbave tė qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numėr P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/prokuroria-ish-komandanti-i-gardes-prendi-te-shkoje-ne-burg-80661.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek