
TIRANË- Gjendet trupi i pajetë i një roje të sigurisë së një firme private në Tiranë.
Burime të policisë bëjnë me dije se 65-vjecari u gjet i vdekur në një objekt në Kamëz.
Sipas policisë nga ekzaminimet e para, nuk janë gjetur shenja dhunë në trupin e viktimës, ndërkohë që do të jetë ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili do të mund të zbardhë dhe shkaqet e vdekjes.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por policia po punon për zbulimin e tij.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kamez-gjendet-i-vdekur-roja-i-sigurise-se-nje-firme-private-80667.html