
KORÇË-Automjetet e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur të kalojnë Qafë Thanën. Meqënëse bora arriti në këtë pikë rreth 1 metër dhe ngricat shkaktuan akull në rrugë, Qafë Thana ditën e sotme është e kalueshme me shumë vështirësi vetëm me zinxhirë.
Mësohet se rreth 30 kamionë me targa shqiptare kanë mbetur të bllokuar në tokën maqedonase dhe e kanë të pamudnur të vijojnë lëvizjen për shkak të problematikës në rrugë.
Për shkak të kësaj situate të rënduar Qafa e Thanës, edhe natën e mbrëmshme ishte e bllokuar për kamionat e tonazhit të rëndë me destinacion për Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Kjo ka sjellë si pasojë që ata të gdhihen në fushën e Domosdovës, ku autokolona e këtyre mjeteve arrin deri në Përrenjas.
Autoritetet bëjnë thirrje që të reduktohen lëvizjet e mjeteve të rënda pasi kjo paraqet vështirësi dhe rrezik në qarkullimin e automjeteve të vogla.
Momentalisht në Qafë Thanë lejohet kalimi vetëm i mjeteve të vogla me zinxhirë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/qafe-thane-bora-bllokon-kamionet-krijohen-radhe-kilometrike-80677.html