
TIRANË- Dy vrasjet që tronditën pasditen e djeshme kryeqytetin, kanë bërë që Policia e Tiranës të zhvillojë një mbedhje urgjente me drejtues të lartë të saj.
Zv/drejtori i përgjithshëm i policisë Agron Kuliçaj, drejtori i krimeve të rënda Tonin Vocaj si dhe shefa të komisariateve të Tiranës janë mbledhur për të diskutuar cështje të sigurisë dhe dinamikën e vrasjeve të ndodhur mbrëmë që i morën jetën dy femrave në kryeqytet.
Laborantja Eleni Basho, nëna e dy fëmijëve u gjet e vdekur pak metra larg banesës së saj me tre plumba pistoletë në gjoks, ndërkohë Megi Jokiçi, 25-vjec humbi jetën në spital si pasojën e plumbave të marra në nofull.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasjet-misterioze-mblidhen-drejtuesit-e-larte-te-policise-80681.html