
TIRANE- Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave dhe rrjeteve të shoqërisë civile për çështjet e barazisë gjinore.
Përfaqësuesit e këtyre organizatave paraqitën para komisionit mendime dhe sugjerime konkrete për çështjen e respektimit të kuotës gjinore në përfaqësim, si dhe eliminimin e votimit familjar.
Në kuadër të rishikimit që po i bëhet kodit zgjedhor, përfaqësuesit e shoqërise civile kërkojnë nga partitë politike respektimin e ligjit për të pasur 30% të deputetëve në Kuvend, gra. Ato kërkojnë nga KQZ-ja që nëse në listat për deputetë 30% e tyre nuk janë gra, atëherë ato duhet të refuzohen.
Gjithashtu, shoqëria civile ka kërkuar zbatimin e sanksioneve të rënda ndaj eliminimit të votimit familjar, një fenomen i ndeshur në disa zona të vendit.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/reforma-zgjedhore-dikutohen-ne-komisione-ceshtjet-e-kuotes-gjinore-80685.html