Strehimi i Romëve, shtohet numri tek Avokati i Popullit

Strehimi i Romëve, shtohet numri tek Avokati i Popullit TIRANE-Pjestarë të komunitetit romë vijojnë prej 3 ditësh të qëndrojnë me cadra tek institucioni i Avokatit të Popullit.

Ditën e sotme është shtuar numri i tyre pasi familjeve që qëndronin aktualisht aty pasi kanë mbërritur dhe disa familjeve rome nga zona e Selitës.
Fillimisht në këtë insitutcion ishin strehuar 45 persona.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabilizuar ndërsa mësohet se disa prej tyre janë dërguar në spital për mjekim.
Po, kështu Avokati i Popullit ka dërguar ushqime dhe veshje, por pjestarët e komunitetit rom ankohen se nuk kanë kushte ku të gatuajnë.

Romët presin zyrtarisht të akomodohen në banesa pas djegies së barakeve tek zoan e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/strehimi-i-romeve-shtohet-numri-tek-avokati-i-popullit-80688.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek