
KORCË- Ambasadroja britanike e akredituar në Tianë Fiona Mcllwham e vlerëson reformën në drejtësi si cështjen më thelbësore sa i takon integrimit të vendit në familjen e madhe Europiane.
Mcllwham nënvizon se pa këtë progress Shqipëria do mbetet jashtë dyerve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë sa i takon edhe ngjarjeve të fundit të cilat kanë tronditur mbarë opinionin shqiptar, ambasadorja britanike vlerëson se krimi i organizaur është një problem që prek edhe vendin e saj, ndaj nënvizoi idenë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve.
Këto deklarata ambasadorja britanike i bëri sot, në qytetin e Korcës ku zhvilloi një takim në Universitetin “Fan Noli”.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/integrimi-mcllwhham-pa-progres-ne-drejtesi-shqiperia-jashte-be-80691.html