‘Gërdeci’, Pinari mbron veten nga akuzat e prokurorisë

‘Gërdeci’, Pinari mbron veten nga akuzat e prokurorisë TIRANË-Ish-kreu i MEICO, Ylli Pinari, është mbrojtur sot në Gjykatën e Tiranës lidhur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij pas tragjedisë të 15 marsit 2008 në Gërdec. Në një mbrojtje të detajuar prej 260 faqesh, avokati i tij ka renditur të gjitha provat dhe faktet mbi të cilat pretendon i pandehuri Pinari kërkon pafajësinë.
Në procesin gjyqësor të zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe vetë kreu i MEICO, Avokati Mbrojtës i tij, Bashkim Asllani ka lexuar vetëm pjesën e parë të mbrotjes, për të vijuar më tej në seancën e radhës.

Në raportin voluminoz të mbrojtjes thuhet se Ndërmarrja MEICO ishte pjesë e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe në varësi të kësaj Ministrie, ndërsa në vijim theksohet se në bazë të ligjit për ndërrmarjet shtetërore përcaktohet si organ drejtues të ndërmarrjes shtetërore Këshillin Drejtues të tyre, i cili funksionon në mënyrë kolegjiale. Në këtë mënyrë mbrojtja pretendon se vendimet në MEICO, nuk merreshin vetëm nga një person por, nga Këshilli drejtues i përbërë nga 5 anëtarë, të cilët janë dhe Kryetarët e Degëve të Ndërmarrjes.

Ish kreu i MEICO, Ylli Pinari, është konsideruar si personi kyc në tragjedinë e Gërdecit, për shkak edhe të pozicionit të tij. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Pinarin, duke e akuzuar ate si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008, në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/gerdeci-pinari-mbron-veten-nga-akuzat-e-prokurorise-80699.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek