Kreu i PS, Edi Rama vizitë dyditore në Vjenë

Kreu i PS, Edi Rama vizitë dyditore në Vjenë VJENË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ndodhet në Vjenë në kuadër të një vizite dy ditore.

Rama është pritur në një takim nga një grup deputetësh, të kryesuar nga sekretarja e Grupit Parlamentar Socialist për Politiken e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën, Christine Muttonen, ku të pranishëm ishin edhe sekretarët për ceshtjet e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe turizmit.

Duke njohur deputetët austriak me zhvillimet më të fundit në vend, Rama u kërkoi atyre mbështetje për proceset integruese.

Ndër të tjera Rama njohu bashkëbiseduesit edhe me programin e ri të PS-së për një Rilindje Shqiptare, duke u ndalur në risitë që sjell ky program për shoqërinë si edhe për objektivin madhor të PS për ta ribashkuar Shqipërinë me Europën.

Takimet në Vjenë kanë vijuar me ish kancelarin austriak Franc Vranitzky, si edhe me sekretarin e shtetit për financat Adreas Schieder.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kreu-i-ps-edi-rama-vizite-dyditore-ne-vjene-80701.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek