Shifrat më të fundit flasin për një tkurrje me gjysëm përqindi në tremujorin e tretë të vitit.
Zyrtarët thanë se shifrat treguan rënien më të thellë të prodhimit vendas bruto në shtatë vitet e fundit që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Zyra Kombëtare për Kërkime Ekonomike ka thënë se reçesioni në Shtetet e Bashkuara ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas këtij institucioni faktor kryesor është numri i të punësuarve në Amerikë, i cili ka rënë çdo muaj gjatë këtij viti.
Edhe ekonomia britanike shënoi rënie në një masë më të madhe seç pritej, diçka më shumë se gjysëm për qind.
Krye-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blanchard, thotë se qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të stimuluar kërkesën në mënyrë që të shmangin një situatë si ajo në 1930.
Ekonomitë e vendeve të zhvilluara kanë paraqitur plane me vlerë miliarda dollarë për përballimin e krizës ekonomike me shpresën se mund të shpëtojë miliona vende pune.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 15 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 15 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.25 | 141.87 |
| USD | 106.65 | 111.05 |
| GPB | 168.56 | 175.51 |
| CHF | 113.40 | 118.08 |