
TIRANË -Katër të rinj u arrestuan mbrëmë në Tiranë me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që u sekuestrua një sasi prej rreth 700 gram bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur sot se, forcat e Seksionit kundër Nakotikëve arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Erjon Çela, 24 vjec, banues në Tiranë.
24 vjeçari Cela është kapur në flagrancë në hyrje te Qytetit "Studenti' me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 700 gram, e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.
Po nga ky seksion u arrestuan në flagrancë shtetasit: Klaudio Leti, 22 vjeç, Elton Hoxha, 21 vjeç dhe 17 vjeçari me inicialet R.M, ndërsa filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin tjeter 17 vjecar me inicialet L.M.
Sipas policisë, këta shtetas, u kapën në Kamëz, në kuadër të operacionit të koduar “Athina”, me një sasi bime e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 30 gram. Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua bima narkotike si dhe tre aparate celular.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-arrestohen-4-te-rinj-per-shperndarje-narkotikesh-80708.html