Presidenti i ri, Gjiknuri: Të bashkojë interesat e palëve

Presidenti i ri, Gjiknuri: Të bashkojë interesat e palëve TIRANE - Partia Socialiste nuk e përjashton dërgimin për intepretim në Gjykatën Kushtetuese të nenit që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në një prenoncim për NEWS24. Megjithatë sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë thekson se Partia Socialiste është e interesuar për zgjedhjen e një figure konsensuale dhe që të jetë mbi palët politike. Sipas tij, kjo është një kërkesë edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Në Kosovë ka pasur një konflikt të ngjashëm, aty u zgjidh dhe ka një interpretim. Diku ajo mund të shtrihet edhe këtu, por kjo është një çështje që mbetet për tu parë. Por dua ta theksoj se më e rëndësishme se sa të gjejmë anën procedurale do të ishte të gjejmë figurën e pranueshme, përndryshe vendit do t’i japim një president me cen, dhe kjo situatë do të vazhdojë të prodhojë kriza edhe më vonë. Pra mos ta shikojmë çështjen nga aspekti procedural dhe numrat por nga ajo se cfarë synon kushtetuta tek kryetari i shtetit, figurën që bashkon interesat e palëve dhe jo që përçan vendin.”- u shpreh Gjiknuri.

Kreu i mazhorancës Berisha ka deklaruar se presidenti i ri i vendit do të zgjidhet sipas Kushtetutës, çka nënkupton se do të mjaftojnë vetëm 71 vota. Ndërkohë kryesocialisti Rama ka përsëritur qëndrimin se kreu i shtetit duhet të jetë një figurë mbi palët i zgjedhur me kompromis.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/presidenti-i-ri-gjiknuri-te-bashkoje-interesat-e-paleve-80711.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek