Lezhë, dy persona grabisin pikën e këmbimit

Lezhë, dy persona grabisin pikën e këmbimit LEZHË- Dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mesditën e sotme një agjenci të këmbimit valutor në qytetin e Lezhës. Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se dy persona të pamaskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor në bulevardin kryesor të qytetit, duke i kërkuar pronarit të biznesit të gjitha paratë që ai kishte në arkë.

Pasi kanë marrë një shumë, që dyshohet se është 10 mln lekë të vjetra dy autorët e grabitjes janë larguar nga vendngjarja, pa mundur të arrestohen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/lezhe-dy-persona-grabisin-piken-e-kembimit-80720.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek