Korçë, parandalohet një vrasje në qendër të qytetit

Korçë, parandalohet një vrasje në qendër të qytetit KORÇE - Parandalohet nje vrasje në qytetin e Korçës. Dy vëllezër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri dy persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 të qytetit.

Policia konfirmon se Erjon dhe Spartak Kreka, 26 dhe 35 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve Artan dhe Arjon M. 28 dhe 25 vjeç.

Ka qenë ndërhyrja e patrullës së policisë, e ndodhur rastësisht në vendngjarje, që ka shmangur lëndimin apo vrasjen e dy të rinjve.

Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe dy armët e krimit, një kallashnikov model 56 dhe një pushkë model 56.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/korce-parandalohet-nje-vrasje-ne-qender-te-qytetit-80726.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek