Durrës, shantazhonte klientët, policia nis hetimet për 48-vjecaren

Durrës, shantazhonte klientët, policia nis hetimet për 48-vjecaren DURRËS- Denconcimi i një 70 vjecari në policinë e Durrësit ka zbuluar skemën e përdorur prej disa kohësh nga një 48 vjecare dhe bashkëpunëtori i saj, e cila pasi prostituonte u merrte sasi të mëdha parash klientëve të saj nëpërmjet shantazhit.

Policia ka vënë në pranga 48 vjecaren me iniciale D.Sh dhe 39 vjecarin Teki Syla. Sipas këtij burimi zyrtar, një 70 vjecar nga qyteti i Kavajës ka denoncuar se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me të arrestuarën, ajo vetë dhe bashkëpunëtori i saj i kishin kërkuar 15 mijë euro, në këmbim të mospublikimit të fotove intime.

Por ky nuk është rasti i vetëm, dyshohet se të arrestuarit kanë përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet kësaj skeme edhe më parë, ndaj policia ka nisur hetimet.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/durres-shantazhonte-klientet-policia-nis-hetimet-per-48-vjecaren-80727.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek