
TIRANË- Vrasja e Eleni Bashos dy ditë më parë në Shkozë, duket se ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar dhe të veçantë të trafikimit të lëndëve narkotike. Burime konfidenciale nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur, se hetimet tashmë janë fokusuar në profesionin e viktimës, si laborante dentare dhe të biznesit të bashkëshortit të saj, po në këtë fushë.
Dyshohet se prej disa kohësh, firma ku punonte viktima, duke qenë se merrej me pajisjet dhe materialet bazë të laboratorëve dentarë, porosiste jashtë vendit medikamentin Lidokainë, i cili përdoret kryesisht nga stomatologët si anestezik lokal, i cili përdoret gjerësisht nga klinikat dentare.
Ky lloj medikamenti, ka pothuajse të njëjtat efekte me Kokainën dhe nuk mund të dallohen ndryshimet mes tyre. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se firma në fjalë porosiste sasi të mëdha të këtij medikamenti, por në të vërtetë mbërrinte kokainë e përzier me Lidokainë, e cila më pas përpunohej dhe bëhej veçimi i dy lëndëve........
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasja-e-laborantes-dyshohet-per-kokaine-80748.html