Pesëmbëdhjetë raketa dhe predha të nisura
që nga Rripi i Gazës shpërthyen në jug të Izraelit dje në mbrëmje, pa
shkaktuar viktima, njoftoi sot një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Një nga këto mjete dëmtoi një shtëpi në një kibuc (fshat kooperative) i vendosur pranë Rripit të Gazës, shtoi zëdhënësi.
Këto
sulme ndodhën pas përfundimit të një armëpushimi 24-orësh të dekretuar
nga islamikët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës dhe grupet e
armatosura, me qëllimin lejimin e kalimit të një ndihme humanitare
egjiptiane drejt territorit palestinez.
Brigadat Ezzedine
al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, mori përsipër sot në një
komunikatë lëshimin e 25 raketave kundër tre lokaliteteve në jug të
Izraelit "për t'u hakmarrë për vdekjen e tre luftëtarëve të tyre një
ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë izraelite.
Ndër
të tjera, gjithmonë sipas kësaj komunikate, dy anëtarë të tjerë të
këtyre brigadave humnën jetën "në detyrë" pranë Khan Younès, në jug të
Rripit të Gazas. Sipas medias izraelite, është fjala për një shpërthim
aksidental që ndodhi kur luftëtarët po manipulonin eksploziv.
ShtypiDites