
DURRĖS- Tragetet e linjave Durrės- Bari dhe anasjelltas janė nisur me vonesa prej disa orėsh nga portet pėrkatėse. Lajmi bėhet i ditur nga kapiteneria e portit tė Durrėsit.
Stuhia detare dhe era e fortė me drejtim nga juglindja e ka bėrė tė pamundur nisjen e trageteve mbrėmjen e kaluar drejt portit tė Barit. Tė dy tragetet e linjės janė nisur vetėm sot nė orėt e para tė ditės dhe e njejta situatė ėshtė raportuar edhe nga kolegėt tanė italianė nė portin fqinj.
Tragetet "Ionis" dhe "Riviera del conero" parashikohet tė mbėrrijnė nė Durrės rreth orės 16.00, shtuan burimet. Ndėrkaq, reshjet e shiut qė nisėn sot nė orėt e para tė mėngjesit kanė bllokuar pėrkohėsisht punėn pėr pėrpunimin e anijeve tregtare nė portin mė tė madh tė vendit.
Gjatė ditės pritet qė era tė ketė tė njejtin drejtim, nga juglindja, ndėrsa temperaturat e ajrit nė mesditė do tė arrijnė nė 8 gradė celsius. Deti i trazuar me forcė 6-7 ballė ka penguar lundrimin e anijeve tė tonazhit tė vogėl dhe tė motopeshkatoreve, pėrfunduan burimet e kapitenerisė.
VLORĖ: RESHJE TĖ DENDURA SHIU
Mėngjesi sot nė gjirin detar tė Vlorės ka nisur me reshje tė dendura shiu, tė cilat parashikohet tė vazhdojnė gjatė gjithė ditės.
Sipas burimeve, sot era do tė ketė drejtimin nė kuadratin Jug-Jugperėndim, me shpejtėsi nga 4-6 deri nė 8-10 m/sek nė afėrsi tė bregut tė detit.
Temperaturat e ajrit do tė arrijnė vlerat maksimale nė 10-12 gradė celcius dhe ato minimale nga 6-8 gradė celcius.
Valėzimi nė hapėsirėn detare brenda gjirit tė Vlorės parashikohet tė arrijė 2-3 ballė dhe nė det tė hapur 4-5 ballė.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/det-i-trazuar-ne-porte-tragetet-vonesa-me-7-8-ore-80758.html