
LIBI- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u nis për një vizitë zyrtare dyditore në Tripoli me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Z. Ashour Bin Khayal.
Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.
Në programin e vizitës janë parashikuar takime me Ministrin Bin Khayal, por edhe me përfaqësuesit më të lartë të shtetit libian si: Kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor Z. Mustafa Muhammad Abd al-JALIL etj.
Në qendër të bisedimeve janë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë e Shtetit të Libisë, tashmë në kushtet e krijuara pas fitores së kauzës së lirisë nga populli libian.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ministri-edmond-haxhinasto-vizite-dyditore-ne-libi-80763.html