Gramsh, nuk lë gruan të takohet me fëmijët, tenton ta vrasë

Gramsh, nuk lë gruan të takohet me fëmijët, tenton ta vrasë GRAMSH- Një 38-vjeçar nga Gramshi, baba i dy fëmijëve, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Burime të Policisë bëjnë të ditur se 38-vjeçari Edmond Seda, me banim në fshatin Kodovjat të komunës me të njejtin emër në rrethin e Gramshit, është arrestuar pasi nuk ka lejuar bashkëshorten për të takuar fëmijët, duke qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Kanë qenë fqinjët e 38-vjeçarit që kanë lajmëruar policinë, dhe kanë treguar se nëna e fëmijëve si edhe bashkëshortja Edmondit, shtetësja me iniciale A. Seda, kishte ardhur nga Italia për të takuar fëmijët e saj, pasi edhe pse kishte pesë vjet që jetonte në Itali. Pasi ka shkuar me vëllain e saj në banesën ku jetonte shtetasi Edmond Seda së bashku me fëmijët, ky i fundit e ka kanosur me një armë zjarri automatik të cilën e mbante pa leje. Të dy bashkëshortët aktualisht janë të martuar, pasi nuk janë ndarë me vendim gjykate.

Policia bëri të mundur kapjen e tij, shoqërimin në Komisariatin e Policisë Gramsh e më pas arrestimin. Edmond Seda akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe "Kanosje”.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/gramsh-nuk-le-gruan-te-takohet-me-femijet-tenton-ta-vrase-80776.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek