
TIRANĖ- Ndėrron jetė nė spitalin e burgut tė Tiranės vetėm dy ditė para dhėnies sė pretencės nga Gjykata e Korcės, autori i ngjarjes makabre, tė ndodhur nė gusht tė vitit 2011.
Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e burgut tė Drenovės, tė cilėt bėjnė me dije se i dėnuari ishte dėrguar me urgjencė dy javė mė parė nė burgun e Tiranės, si pasojė e probleme kardiake, tė cilat Dumka i kishte shfaqur ditėt e fundit.
Ende nuk dihet ku do tė varrasohet trupi i 84-vjecarit, i cili 1 vit mė parė tronditi mbarė opinionin publik me historinė e tij monstruoze, pasi copėtoi nė copa femrėn me tė cilėn bashkėjetonte, 45-vjecaren Liljana Arapi. Burime nga burgu i Drenovės bėjnė me dije se asnjė familjar nuk ėshtė paraqitur pėr tė tėrhequr trupin e viktimės.
84 -vjecari priste qė tė hėnėn ti jepej pretenca, pasi akuzohej pėr masakrimin e 45-vjeēares Liljana Arapi. Gaqo Dumka, 84- vjec mbrėmjen e 11 gusht, priti qė Liljana tė flinte qė mė pas ti priste kokėn me sėpatė, gjymtyrėt, organet gjenitale dhe pasi i ka paketuar nė qese i ka hedhur nė koshin e mbeturinave. Policia vetėm pas njė jave, pas krimit tė rėndė ndėrpreu kėrkimet pėr 42-vjecaren tė cilėt banorėt e lagjes, ku ajo bashkėjetonte me plakun 84-vjecar e njihnin si mbesėn e Dumkės.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vdes-ne-spital-gaqo-dumka-84-vjecari-i-cili-masakroi-liljana-arapin-80778.html