Bllokohet autobusi i linjës Shkodër-Fushë Arrëz

Bllokohet autobusi i linjës Shkodër-Fushë Arrëz SHKODER-Një autobus me pasagjerë i linjës Shkodër-Fushë Arrëz ka mbetur i bllokuar në aksin Pukë-Fushë Arrëz, tek kthesa e Memajve.
Bora e rënë në këtë zonë lejon automjtetet të qarkullojnë vetëm me një kalim. Ndërsa autobusi arriti tek kthesa, përballë qëndronte një Land Rover që po qarkullonte në kahun e kundër, gjë që ka sjellë bllokimin total të rrugës.

Si pasojë në këtë aks janë bllokuar dhe automjete të tjera dhe është bërë e pamundur qarkullimi më tej i tyre.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/bllokohet-autobusi-i-linjes-shkoder-fushe-arrez-80780.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek