PBDNJ: Strehimi, një e drejtë themelore për komunitetin rom

PBDNJ: Strehimi, një e drejtë themelore për komunitetin rom TIRANË- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehu sot, mbështetjen për komunitetin rom në Shqipëri, duke e cilësuar të drejtën e strehimit të tyre, një të drejtë themelore.

Përmes një deklarate për shtyp, nënkryetari i PBDNJ-së, Thanas Poci i bëri thirrje strukturave të shtetit, por edhe shoqërisë civile, të ndahen përfundimisht nga qëndrimet diskriminuese ndaj pakicave etnike në tërësi, dhe pjesëtarëve të komunitetit rom në veçanti.

"Konkretisht, i drejtohemi qeverisë shqiptare, duke i kërkuar reagimin e menjehershëm, në zbatimin real të një strategjie kombëtare, për përmirësimin e situatës sociale të komuniteteve rome dhe atij ballkano-egjiptian. Ne jemi të bindur se, vetëm projektet konkrete të mbështetura me financa publike, do të mund të nxjerrin këta qytetarë shqiptarë, nga skamja e vërtetë që prej vitesh i ka mbërthyer", thuhet në këtë deklaratë.

Duke përshëndetur qëndrimin e Avokatit të Popullit për këtë çështje, PBDNJ thekson se këmbana e alarmit që ra në oborrin e Avokatit të Popullit duhet të dëgjohet nga të gjithë, maxhorancë dhe opozitë, strukturat shtetërore dhe shoqëria civile, si dhe përfaqësuesit diplomatik të huaj me shërbim në Tiranë.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/pbdnj-strehimi-nje-e-drejte-themelore-per-komunitetin-rom-80784.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek