
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka theksuar gjatë një aktiviteti në Austri ku ka promovuar librin e tij "Kurban" se çëshja e pronave është prioritet për PS-së dhe siç thuhet edhe në Programin e PS për një Rilindje Shqiptare, për Partinë Socialiste nuk ka ish pronarë, por vetëm pronarë.
“Ne jemi shprehur shumë qartë për zgjidhjen e problemit të pronës duke filluar që nga fakti se ne nuk konsiderojmë “ish pronarë” por pronarë. Vetë koncepti ish pronarë është një koncept i cili për ne i takon të shkuarës. Ne jemi angazhuar solemnisht për zgjidhjen e problemit të pronës, sepse problemi i pronës dhe zgjidhja e tij nuk është as e majtë as e djathtë, por është një çështje që lidhet me drejtësinë mbi të cilën duhet të ngrihet e gjithë bashkëjetesa shoqërore”, është shprehur Rama.
Partia Socialiste në qeverinë e saj do të garantojë pavarësi të institucioneve dhe drejtësi për njerëzit e zakonshëm duke qeverisur me drejtësi, deklaroi Rama.
Duke komentuar në lidhje me faktet e dala në dritë pas ekseprtizës së FBI-së, Rama u shpreh se, “ajo që ne angazhohemi është të krijojmë të gjitha kushtet që drejtësia të jetë realisht e pavarur, që prokuroria të jetë realisht e pavarur, dhe që i gjithë sistemi gjyqësor të ketë mundësi të bëjë punën e tij”.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/austri-rama-ps-zgjidh-ceshtjen-e-prones-80789.html