Tiranė, njė person kėrcėnoi vetėvrasje nga vinci, 84 m lartėsi

Tiranė, njė person kėrcėnoi vetėvrasje nga vinci, 84 m lartėsi TIRANE-Njė person tentoi sot vetėhedhjen nga njė vinc qė i pėrkiste njė objekti nė ndėrtim shumė pėrballė selisė sė Partisė Demokratike.
Ngjarja e pazakontė rreth 1 orėshe kur personi kėrcėnonte se do tė vriste veten duke u vetėhedhur nga 84 metėr lartėsi u transmetua minutė pas minute nga TVNews24.
Pas rreth 60 minutave dramė, personi qė u identifikua si shtetasi Qemal Xhura, 50 vjec nga Tirana, i divorcuar u tėrhoq nga vendimi qė kishte marrė dhe u largua nga vinci. Policia mori nė dorėzim personin, gjendja psikoligjike e tė cilit ishtė tepėr e rėnduar.


Ora 18:30-Njė person ka hipur mbrėmjen e sotme nė njė vinc tė njė ndėrtese nė ndėrtim duke kėrcėnuar se do tė kryejė vetėvrasje.

TVNews24 sjell pamjet e personit qė ka hipur nė njė vinc nė ndėrtesėn ende nė ndėrtim pranė selisė sė Partisė Demokratike pranė qendrės sė Tiranės.

Lartėsia ku ndodhet personi ėshtė rreth 84 metra. Ndėrtesa me kuadrata bardh e zi pranė selisė sė Partisė Demokratike ku po zhvillohet ngjarja ėshtė njė ndėr mė tė lartat nė kryeqytet.

Ora 18: 40-
Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshės rreth tė 40-ave, dhe as arsyet qė kanė cuar shtetasin tė hipė nė vinc.

Personi nė vinc aktualisht po ndėrmerr pozicione tė ndryshme ndėrsa pritet nderhyrja e policisė nga momenti nė moment.

Policia ka nisur negociatat me personin nė vincin e objektit nė ndėrtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku.
Personi herė pas here bėrtet dhe flet, por pėr shkak tė lartėsisė sė madhe nuk arrihen tė dėgjohen fjalėt.

Policia ndėrkohė po mundohet tė zbulojė identitetin e personit dhe tė zbulojė dhe motivet qė kanė cuar shtetasin tė ndėrmarrė kėtė veprim tė cuditshėm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit.

Ora 18:45-Ngjarja e pazakontė ka mbledhur poshtė vincit pėrvec policisė shumė qytetarė kuriozė qė po ndjekin situatėn qe po ndodh ne keto momente.

Ora 18:50-Policia ngjitet nė ndėrtesė, negocion me personin

Ėshtė paraqitur tepėr e vėshtirė ndėrhyrja e forcave RENEA dhe policisė pėr shpėtimin e personit qė kėrcėnon vetėhedhjen.
Policia aktualisht ėshtė ngjitur nė objektin ende nė ndėrtim, por paraqitet delikate hipja e efektivėve mbi vinc qė dhe nga imazhet qė pėrcjellim paraqitet i rrezikshėm.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-nje-person-kercenoi-vetevrasje-nga-vinci-84-m-lartesi-80797.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek