Tiranë, aksident në bulevard dy të plagosur

Tiranë, aksident në bulevard dy të plagosur Tiranë – Një aksident i fortë ka ndodhur në bulevard rreth orës një pas mesnate. Prej aksidentit mësohet se kanë ngelur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur pranë Kryesisë së Kuvendit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Mësohet se prej aksidentit është dëmtuar rëndë dhe një biznes në vendin ku ka ndodhur ngjarja.


http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-aksident-ne-bulevard-dy-te-plagosur-80811.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek