Omonia ngre Komisionin e Regjistrimit për minoritetet

Omonia ngre Komisionin e Regjistrimit për minoritetet SARANDE- "Omonia" i është kthyer premtimit për të bërë vetëregjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri gjate periudhës qershor-tetor 2012.

Për këtë qëllim në Sarandë është mbledhur Komisioni i Rregjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të proçesit te shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.

Procesi i Censusit, sipas krerëve të Omonias, nuk i ofroi komunitetit mundësinë për të rilevuar dinamikën e tij.

Regjistrimi, sipas tyre, do realizohet me metoda bashkëkohore statistikore gjatë grumbullimit të të dhënave ne terren dhe përpunimit të tyre. Zyra e shtypit e "Omonia"-s bënte të ditur se komisioni i regjistrimit ka autorizuar kryetarin Bollano të ndërmarrë veprimet dhe konsulencën e nevojshme.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/omonia-ngre-komisionin-e-regjistrimit-per-minoritetet-80830.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek