PS: Gati draftet për ndryshime në Kodin Civil e Penal

PS: Gati draftet për ndryshime në Kodin Civil e Penal TIRANË- Grupi Parlamentar i PS-së po përgatit propozime konkrete për draftet që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Civil dhe që kërkojnë një shumicë të cilësuar votash për tu miratuar në Kuvend.

NEWS24 disponon draftin e diskutuar mes deputeteve të Selisë Rozë, ku Partia Socialiste ka përgatitur tashmë oponecën për dy kodet në fjalë.

PS do ti propozojë Kuvendit shfuqizimin e dënimit me burg për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes dhe dënimin për këtë vepër penale me gjobë deri në vlerën 3 miloon lekë. PS propozon gjithashtu një riformulim të nenit për cënimin e simboleve kombëtare si dëmtimin e qëllimshëm të himnit kombëtar, flamurit, stemës etj. PS kërkon që cënimi i simboleve të cilësohet kundravajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 muaj.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ps-gati-draftet-per-ndryshime-ne-kodin-civil-e-penal-81003.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek